Euro 2020, për kë bën tifo deputetja e Sarandës?

Me mbylljen e procesit zgjedhor, deputetët kanë më shumë kohë të shijojnë dhe hobit e tyre; futbollin që duket se nuk njeh gjini.

Të pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Elona Gjylmi, deputetët shprehen se po e ndjekin Euro 2020 dhe shumica e tyre bëjnë tifo për Gjermaninë dhe Italinë.

Deputetja e Sarandës njëkohësisht dhe Ministre e Financave Anila Denaj tha se është një tifoze e Gjermanisë.

“Nuk e ndjek futbollin, por shoh vetëm skuadrën e djalit kur më jep ai informacion. Është tifoz me Gjermaninë”, deklaron ministrja e Financave, Anila Denaj.