Sarandë, bie nga skela, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Një 34-vjeçar nga fshati Shelegar është rrëzuar nga skela dhe është transportuar drejt spitalit në Sarandë.
Pas ndihmës së parë të mjekëve dhe ekzaminimeve të kryera në spitalin Petro Nako, është konkluduar se i riu ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe është thirrur helikopteri i urgjencës për transportimin e tij drejt Tiranës.