Po ndërtonte pa leje, nisin hetimet për grua në Borsh
Policia në Himarë ka nisur hetimet për një pronare objekti në Borsh e cila u kap duke ndërtuar pa leje. Blutë njoftojnë se materialet në lidhje me këtë çështje u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasen:
K. Zh., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar në fshatin Borsh, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Prej të hënës në Velipojë dhe Ksamil ka nisur operacion “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje që pritet të vazhdojë pastaj përgjatë gjithë vijës bregdetare.