Plagosi me armë pronarin e ‘Orange’ në Sarandë, Gjykata lë në burg’ Redjan Hadërin! Caktohet ‘arrest shtëpie’ për 32-vjeçarin që tentoi t’i vinte flakën lokalit
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Redjan Hadërin, 33 vjeçarin e dyshuar si një nga autorët e sulmit të armatosur ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.
Redjan Haderi së bashku me vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi janë të dyshuarit kryesor si autorë të plagosjes së Iljadhit dhe një pushuesi.
Ndërsa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Hajdëri në deklaratën e tij përpara Gjykatës është shprehur se nuk është autor i ngjarjes, por ka rastisur të jetë me Visi dhe Andrea Caushin.
Para trupit gjykues ka dalë edhe Luan Obzova, i cili u arrestua në tentativë për të djegur lokalin në pronësi të Spiro Iljadhit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.