Përplasen dy makina në Sarandë-Muzinë, lëndohen shoferët

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak pas mesdite në Sarandë. Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur në aksin Sarandë-Muzinë.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F. SH, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z. R.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.