Oltion Çaçi prezantohet para Asamblesë së PS-së: Së bashku nisim një etap të re për ta shëndërruar Sarandën në destinacion final të turizmit elitar

Kandidati për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, ka kryer këtë të mërkurë prezantin e tij përpara Asamblesë së Partisë Socialiste.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin drejtuesi poltik Blendi Klosi, deputetja Anila Denaj, dhe antarët e PS Sarandë në një sallë të tej mbushur.

Teksa falenderoi kolegët për besimin e dhënë për të kandiduar, Çaçi tha se tashmë do nis një etapë e re për t’a shndërruar Sarandën në destinacion final të turizmit elitar.

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste të Sarandës ku ndezim sot motorrët drejt fitores së 14 Majit. #Mirënjohje të gjithë kolegëve socialistë për mbështetjen dhe besimin e kandidaturës sime si kryetar i ardhshëm i bashkisë Sarandë.

Faleminderit për përkrahjen dhe vlerësimin drejtuesit politik te qarkut, z. Klosi, dhe deputetes sonë Zj. Denaj.

Së bashku nisim etapën e re për t’a shndërruar Sarandën në destinacion final të turizmit elitar, një qytet urban modern dhe social dinjitoz për të cilin do të ndihet krenar çdo Shqiptar”, shkruan kandidati i PS për bashkinë Sarandë, Oltion Çaçi.