Parlamenti shkarkon Ilir Metën nga posti i presidentit

lir Meta ka hyrë sot në histori si Presidenti i parë i shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Votimi i fshehtë u zhvillua në sallën e seancave plenare. Rezultati i votimit u bë publik nga deputeti Alket Hyseni.

Pas numërimit të votave të ligjvënësve, rezultoi se Ilir Meta shkarkohet nga pozicioni i tij si President me:

105 vota PRO
7 vota KUNDËR
3 vota ABSTENIM

Gjatë votimit të sotëm munguan 7 deputetë nga 122 që ka në përbërjen e tij Kuvendi.

Tashmë, vendimi i Kuvendit duhet të shkojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohen minimalisht 5 vota që ai të miratohet dhe që përfundimisht Ilir Meta të largohet nga detyra e kreut të shtetit.