Nis shembja e hotelit në Manastir, gjiri piktoresk do privatizohen nga kompania Albstar
Ka nisur ditën e sotme aksioni i paralajmëruar për shembjen e një hoteli në gjirin e Manastirit në Sarandë.
Në terren për të shembur këtë ndërtesë ndodhet IVMT i Bashkisë Sarandë së bashku me FNSH.
Hoteli që ndodhet në këtë plazh do të shembet, pasi qeveria ka vendosur për ta dhënë si “investrim strategjik” për ndërtim te kompania Albstar.
Në prjektin e publikuar nga kjo kompani shihet që në Gjirin e Manastrit do të ndërtohen vila super luksoze, ku më pas do jetë i paaksesueshëm nga qytetarët e thjeshtë.