Mjedisi i pastër, një prioritet i bashkisë Finiq

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Bashkia e Finiqit organizoi një fushatë pastrimi me të gjithë punonjësit e  bashkisë së bashku me qëndrat administrative përgjatë shtratit të lumit Bistrica, ku së bashku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Finiqit mblodhën më shumë se 30 qese plastike dhe mbetje të tjera të rrezikshme për mjedisin.

Ndërkohë, në rrepet e Karahaxhit, në kuadër të programit gjerman GIZ, u organizua një panel  diskutimi së bashku me shoqatën AJMI , Media dhe Agjencia e Informacionit me temën “Të përdorim sa më pak plastikë në jetën tonë të përditshme”.

Në këtë takim, duke patur përvojë në riciklimin e mbetjeve, ata u treguan nxënësve dhe punonjësve të njesisë vendore  mënyrat për të mbledhur dhe ricikluar mbetjet plastike, si dhe qasjet moderne për të shmangur plastikën në jetën tonë.

Kryetari i bashkisë, Z. Kristo Kiço, i cili mori pjesë personalisht në pastrimin dhe tryezën e diskutimit, theksoi se mbrojtja e mjedisit është një përparësi për qeverisjen lokale dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë çdo ditë në këtë fushë.