Kontrolle blic në Kadastrën e Sarandës, sekuestrohen një sërë dosjesh që dyshohet se janë korruptive

Njësia Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion e Kryeministrisë ka kryer një kontroll blic ditën e sotme në Kadastrën e Sarandës, duke kërkuar një sërë dosjesh pronësie.

Burime bëjnë me dije se këto dosje dyshohet se janë korruptive, ndaj do të rishikohen për të evidentuar nëse ka shkelje ligjore. Koordinatorët e Njësisë Speciale kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime edhe në nivelet më të larta drejtuese nëse do të gjenden shkelje.

Një ditë më parë NJSAAK ka qenë edhe në Kadastrën e Vlorës, ku edhe aty kanë administruar dosje të shumta.