Konispol, përkujtohet 77 vjetori i masakrës ndaj popullsisë çame

Kllogjer ( KONISPOL)-Eshtë përkujtuar sot 77 vjetori i masakrës ndaj popullsisë çame. Organizatore e këtij eventi perkujtimor ka qene Shoqata Patriotike Çamëria.

Dhjetra banorë me origjinë nga treva e Çamërise u jane drejtuar Varrezave monumentale në Kllogjer , ne periferi te Xarres ku kanë vendosur buqeta me lule dhe trëndafila.

Disa vite me pare ceremonia e ketij rituali perkujtimor realizohej ne afersi te PKK te Qafe Botes. Aso kohe qindra automjete me flamujt qe perkujtonin ngjarjen e hidhur, drejtoheshin pikerisht ne Qafe Bote, ku ndahet edhe kufiri ndershteteror shqiptaro-grek dhe ku dikur, kishin kaluar qindra banore çame te perndjekur e deportuar nga vatrat amtare per ne shtetin ame.

Sipas burimeve varrezat memoriale te Kllogjerit u konceptuan, ideuan dhe u realizuan ne nje nga vendet ku dikur, qindra familje çame, te deportuara nga territori i shtetit grek, ishin grumbulluar per nje kohe perpara shperndarjes nga shteti shqiptar ne rajone te ndryshme te vendit te varfer komunist.

Pikerisht ne Kllogjer pati edhe shume humbje te jetes per shkak te kalvarit te udhetimit, urise, mjerimit dhe semundjeve.

Memoriali i Kllogjerit perveçse nje varreze publike ne mermer, eshte edhe nje veper me vlera te mirefillta te artit dhe simbolikes perkatese.