Himarë, sërish përplasje për vijën bregdetare. Digjen 60 shezlongë në Drimadhë

Shfrytëzimi i vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt në jug të vendit.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operon në këtë plazh!

Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Velipojë, konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.