FOTOT/ Kur inagurohej hotel “Butrinti”, qershor 1973

Këto janë disa pamje të rralla nga qershori i vitit 1973 kur u inaugurua Hoteli Turistik “BUTRINTI”.

Një hotel modern e njeri nga më të mëdhenjtë dhe më të mirë në vendin tonë për atë kohë.

Fotot janë publikuar nga Agron Xhama në facebok, i cili ndër të tjera shkruan:

“Të dashur Saranditë, miq, shokë e dashamirës kudo ku jini,

Ne qershor 1973 u inaugurua Hoteli Turistik “BUTRINTI”, njeri nga më të mëdhenjtë dhe më të mirë në vendin tonë për atë kohë.

Me këtë rast ju uroj të kaloni një verë plot supriza të bukura.

Për ish punonjësit e turizmit ruaj respekt për punën që kanë bërë dhe i dhanë Turizmit të Sarandës vlerat që meritonte.
Faleminderit”, shkruan Agron Xhema. /Sarandanews.com/