FOTO/ Mbërrin në Sarandë një tjetër jaht luksoz
Jahti Khalilah ka mbërritur edhe në Shqipëri!
Mjeti lundrues luksoz, i cili është në shitje për 28.5 milion euro, aktualisht ndodhet në brigjet shqiptare. Më konkretisht në Sarandë.
Edhe pse në shitje, jahti jepet me qira me një kosto prej 255,000 deri në 265,000 euro në javë, shumë varet nga sezoni.
Mesa duket personi që e ka marrë me qera, aktualisht ka vendosur që të shikojë nga pranë edhe Shqipërisë.