FOTO LAJM/ Plazhi publik i Centralit mbushet me pushues

Plazhi i Centralit i kthyer nga bashkia e Sarandës në një plazh publik pas rehabilitimit është duke u frekuentuar nga qytetarët sarandiot.

Temperaturat e larta me një mot fantastik ka bërë që dhe gjatë ditëve të javës të ketë një fluksh pushuesish.

Siç shihet në foton e Sarandanews.com gjatë ditës së sotme një pjesë e madhe qytetarësh po shijojnë kohën me diell duke u futur në det.

Me rikonstrukionin e shëtitores së re, edhe plazhi i Centralit ka marrë një pamje fantastike. /Sarandanews.com/