Adrian Gurma takim me Cristian Canacaris: Diskutim mbi zhvillimet ekonomike dhe turistike në Sarandës

Dita e sotme e punës për Kryebashkiakun Adrian Gurma ka nisur me një takim pune me z. Cristian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Kreu i Bashkisë Gurma ka qenë falenderues për praninë e Raiffeisen Bank me investime të rëndësishme në Sarandë.

Gurma dhe Canacaris diskutuan mes tyre për hapësira e mundësi të reja bashkëpunimi, me impakt në zhvillimin cilësor të turizmit dhe në jetën komunitare.

“Dita nisi sot me një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Raiffeisen Bank në Shqipëri z.Christian Canacaris dhe stafin e tij, të cilin e falenderova për kontributin në ndihmë të komunitetit.

Diskutuam mbi zhvillimet ekonomike dhe turistike në Sarandës, si dhe mbi mundesitë për bashkepunime të tjera të frytshme në vijim”, shkruan Gurma.