Emrat e njohur që do “zbarkojnë” në Sarandë në spektaklin “Yje në Lëkurs”

“Yje në Lëkurs”, kështu titullohet spektakli i cili do të realizohet në kalanë e Lëkursit më 17 korrik.

 

Një spektakël pop-classik me emrat më të mirë të muzikës shqiptare si: tenori i famshëm Kastriot Tusha, aktoria Ema Andrea, soprano e filarmonisë së Kosovës Adelina Paloja, këngëtaria Mariza Ikonomi e baritoni, solist i Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit të Shqipërisë Armando Likaj.

Një spektakël, që vjen për herë të parë për publikun shqiptarë e që do të sjell një risi pasi për herë të parë realizohet në një kala.

Pothuajse gjithcka është gati dhe teknika e inspektorët po përgatiten me realizimin e dekorit, ndricimit dhe fonisë që do të instalohet në Lëkurs.

Duhet thënë se programet e producentit Sokol Guga, janë spektakle jo komerciale dhe që kanë një publik të zgjedhur.

Sokol Guga shprehet i lumtur që programet e tij janë të shumëllojshme dhe se nuk trembet nga masiviteti i grupeve të punës.

Një bashkëpunim i frytshëm është edhe televizioni Kombëtar Tv Klan Plus, i cili Guga ka një bashkëpunim prej tre vitesh.

“Jam shumë i lumtur që punojë me gjigandin mediatik Klan Plus” Një infrastrukturë mediatike moderne dhe me një staf fantastik të përkushtuar.

Një falenderim shumë të vecantë dua të bëjë për drejtorin ekzekutiv Zotin Turjan Hysko, për mundësin që më ka dhënë dhe që beson në profesionalizmin tim.

Në 24 Korrik, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin në televizionin Klan Plus, jo vetëm në Shqipëri e rajon por në Europë, Amerikë e deri në Australi.