FOTOT/ Butrinti feston ngjitjen në Kategorinë e Parë, Adrian Gurma: Do jemi pranë jush në çdo hap

Pas një sezoni të sukseshëm që u mbyll në mënyre perfekte duke u ngjitur pas 5 vitesh në Kategorinë e Parë, presidenti ekipit njëkohësisht dhe kryetar i bashkisë Adrian Gurma, organizoi një ceremoni festive me lojtarët dhe stafin e klubit të Butrintit.

Një atëmosfere elektrizuese u krijua në një prej resorteve kryesorë të Sarandës ku lojtarët, stafi, shumë të ftuar special si dhe tifozët festuan prej disa orësh arritjen e objektivave të këtij sezoni të Butrintit

Nuk munguan brohorimat, këngët, si dhe shpërndarja e një çertifikste mirënjohje për secilin futbollisit që ishte pjesë e këtij suksesi.

“Me futbollistët stafin teknik e mbështetësit e zjarrtë të BUTRINTIT në takimin e falenderimit e mirënjohjes për suksesin e arritur.
Do të jemi me ju,e pranë jush në çdo hap.

FALEMINDERIT”, shkruan në postimin e tij kryebashkiaku Adrian Gurma, i cili ka mbajtur  premtimin për ringritjen e futbollit në Sarandë.

Me mbështetjen e pakursyer në drejtim të stafit e lojtarëve, kryebashkiaku Gurma ka një meritë të madhe në këtë sukses të ekipit. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *