Alket Hyseni raporton në Kuvend për shkarkimin e Metës: Me sjelljet e tij, presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën

Ka nisur seanca plenare, ku sot pritet të votohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e hartuar.

Ndër të tjera, Presidenti akuzohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe deputetëve u kërkohet që të votojnë pro për shkarkimin e tij.

“Më lejoni që në emër të Komisionit Hetimor të paraqes konkluzionin e marrë nga ne. Raporti ndahet në nëntë kapituj. Janë hetuar të gjitha shkeljet e bëra të presidentit të bëra përsa i përket sjelljeve dhe qndrimeve të tij të caktuara për cështje të ndryshme. Për shkak të volumit të madh të raportit dhe është shpërndarë tek kolegët deputetë, ne e kemi përmbledhur.

Në kuvendin e Shqipërisë është depozituar kërkesa e 49 deputetëve, me propozimin për shkarkimin e presidentit Meta. Komisioni Hetimor u përbë nga nëntë anëtarë dhe katër anëtarë të tjerë zëvendësues, të cilët i falenderoj për pjesëmarrjen e tyre në cdo mbledhje. Objekti i veprimtarisë së Komisionit ishte hetimi i veprimeve të ndërmarra nga presidenti dhe pasojat që kanë sjellë këto veprime apo akte të ndërmarra nga presidenti.

Komisioni u bazua në fakte dhe rrethana të cialt janë shënuar edhe në raport. Presidenti me veprimet e tij ka shkelur shumë nene të kushtetutës, të cialt konsiderohen si shkelje të rënda. Sjelljet e presidentit kanë pasur një ndikim shumë të keq në opinionin publik dhe në politikë”– tha Hyseni.