Vijon aksioni për pastrimin e detit, në Ksamil nxirren 60 goma

Nga Adriatik Lapaj

Sot me ekipin e Nismës së Luleve dhe “Spiranca Diving Center” vazhduam me aksionin nr.17 për pastrimin e tabanit të Detit Jon.

Sot në Ksamil nxorrëm 60 goma të tjera duke e çuar numrin në 1370 prej fillimit.

Disa shënime:

1. E vërteta do ulëritur që të reflektohet e dëmi ndodhur të mos përkeqësohet e rehabilitimi të ndodh;

2. Personalisht tej sallave të gjyqeve, fakultetit dhe librave mendoj dhe besoj se të qenit qytetar aktiv është e shëndetëshme;

3. Unë e di mirë se ajo që ne bëjmë nuk mjafton që mjedisi në vendin tonë të rehabilitohet, por gjërat e mëdha nisin nga punët e vogla me vendosmëri të madhe;

4. Në Shqipëri gjërat përgjithësisht janë bërë “me sikur”, personalisht dua shumë të ndërtojë kulturën e punëve me themel edhe pse të vogla;

5. Qëndrueshmëria është ylli im polar. Kur diçka niset duhet të pitiset.