Ndryshimet në Kodin Penal, Hyseni: Vende më demokratike se Shqipëria e cilësojnë si akt terrorist përhapjen e virusit

Përfshirja në Kodin Penal e neneve që lidhen me përhapjen e pandemisë ka qenë temë e debatit në emisionin “Java në RTSH” të premten që lamë pas.

I ftuar në studio, deputeti socialist Alket Hyseni tha se përhapja e qëllimshme nënkupton rastet kur personi ka dijeni nga autoritetet se është mbartës i COVID-19.

Sipas tij, baza e ndryshimeve në Kodin Penal është marrë nga modeli Italian.

Megjithatë, Hyseni shpjegoi se modelet gjithmonë përshtaten me rrethanat e shoqërisë dhe faktorë të tjerë.

“Vendosja e disa normave penale nuk mund të merret shabllon dhe kjo është e kuptueshme.

Dua të theksoj se vende më demokratike se Shqipëria kanë sanksione edhe më të ashpra. Madje në disa vende përhapja e virusit cilësohet si akt terrorist” – tha Hyseni.

Në panelin me analistin Lorenc Vangjeli, deputeti socialist sqaroi se ligji për gjendjen e jashtëzakonshme nuk e ndalon ndërhyrjen në kodet e vendit.