Reshjet e shiut si ndalin kosovarët drejt bregdetit shqiptar, kolona makinash në Morinë

Pika kufitare e Morinës u ngarkua që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hyjnë në Shqipëri përmes Morinës.

Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare. Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë.

Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Saranda është një nga qytetet më të frekuntuara nga pushuesit nga Kosova.