Shëtitorja “Naim Frashëri” në Sarandë, destinacioni i fundjavës
Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon dhe e konsideruar si një nga vendet më të bukura të Rivierës shqiptare gjatë kësaj fundjave ka pritur vizitorë të shumtë.
Për shkak të temperaturave të larta qytetarë të shumtë kanë zgjedhur Sarandën si destinacionin e fundjavës, ku të shumtë kanë qenë dhe ata që kanë shijuar plazhin.
Nuk kanë munguar as turistët e huaj të cilët kanë shijuar bukuritë e qytetit bregdetar që nga plazhi e deri tek shkrepjet e fotove në shëtitoren e re.
Shëtitorja e re “Naim Frashëri” është një tjetër hapësirë atraktive që i është shtuar qytetit bregdetar ka qenë një nga pikat më të vizituara.
Në këtë shëtitore gjatë kësaj fundjave shihen qytetarë të shumtë të grupmoshave të ndryshme.
Shume prej tyre shëtisin duke shijuar bukurinë e bregdetit, të rinjtë gjithashtu janë argëtuar dukë bërë foto e të vegjlit duke lozur me njëri-tjetrin.
Shëtitorja “Naim Frashëri”, e cila pritet të përfundojë më 15 maj është një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.
Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.