Greqia pritet të hapë kufijtë me Shqipërinë në 14 maj

Greqia pritet të hapë pas më shumë se një viti kufijtë tokësorë dhe ajrorë për shqiptarët më 14 maj. Burime nga Ministria e Jashtme thonë se me nisjen e sezonit turistik, vendi fqinj do të lejojë hyrjen e qytetarëve nga vendi ynë, duke hapur pikën kufitare të Kakavijës.

Megjithatë, rregullat e kalimit të qytetarëve mësohet se po negociohen nga autoritetet shëndetësore të dy vendeve. “Për të kaluar në Greqi, qytetarët do të duhet të dorëzojnë një tampon, ose një dokument që tregon se janë vaksinuar apo e kanë kaluar Covid-19”, thonë burimet.

Dokumenti, i cili do të shërbejë si certifikatë vaksinimi, do të printohet nga e-Albania, por nuk është ende e qartë nëse është përditësuar apo përshtatur sipas standardeve europiane.

Burime nga Ministria e Jashtme theksojnë se kushtet e sigurisë për lëvizjen e qytetarëve dhe certifikata e vaksinimit i është lënë në dorë Ministrisë së Shëndetesisë.

Përveç datës së vaksinimit dhe emrit të vaksinës, certifikata duhet të përditësohet në mënyrë që të përmbajë po ashtu të dhëna për testet seriologjike, në mënyrë që qytetarët të mund të udhëtojnë edhe nëse kanë fituar imunitet në mënyrë natyrale ose nuk janë të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *