Sarandë, pensionistë të qytetit të shqetësuar për pastrimin e plazheve

Pensionistë të Sarandës u shrehen të shqetësuar nga vonesat në pastrimin e  plazheve publike.

Ata treguan gjendjen e plazhit publik, mbushur me inerte dhe makineri të firmës së ndërtimit të shëtitores .

Pensionisti ish ushtrak Asllan Godo kerkoi qe firma e ndertimit te shetitores t’i jape fund zvarritjeve dhe t”i ktheje plazhet publike ne gjendjen e tyre te meparshme. “Ne po pastorjem bashke me disa pensioniste pjese te plazhit publik,por kjo nuk mjafton -tha ai.

Pensionistet i kërkojnë Bashkisë gjithashtu që në hapësiren e shëtitores pranë pazheve publike të vendosen stolat prej druri që kanë qenë dikur.

“Ndryshe eshte te ulesh mbi stolat e betonit qe ka sjelle firma kur merr plevitin dhe ndryshe te ulesh ne stolat tona te drurit qe i kishi dhe na i hoqen nga syte-“-thane te merkuren pensionistet e Sarandes ne Plazhin e Ri .

Plazhi i Ri, prane pishines natyrore te notit “Esat Mamaca”, eshte një prej hapësirave publike te plazheve ne Sarandë. Sipas konfirmimit te fundit te kryetarit te Bashkise Adrian Gurma, e gjithe hapesira e bregut te detit pergjate shetitore se re, do të vazhdoje te jete plazh publik për qytetarët, pa pagesë.