VIDEO/ Rama: Rruga e re Kardhiq-Delvinë hapet më 2 korrik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rruga e re Kardhiq-Delvinë do të hapet më 2 korrik.

Rama publikoi sot pamje në rrjetet sociale nga aksi aksi Kardhiq–Delvinë që është drejt përfundimit.

Ai shprehet se vepra e shumëpremtuar me dekada po bëhet realitet për Shqipërinë turistike.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do të hapet më 2 korrik, një vepër e shumëpremtuar e shumëpritur me dekada në shërbim të Shqipërisë turistike, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Rruga shkurton me 3 orë kohën nga Tirana në Sarandë, rruga Kardhiq–Delvinë është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës.

Gjithashtu ky aks siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës.

Aksi Kardhiq–Delvinë, në jug të vendit, me gjatësi 16 km po vijojnë me intensitet ndonëse në një terren tejet të vështirë do të përfundojë me 2 korrik.