Sarandë, analisti i njohur i bashkohet aksionit për pastrimin e detit

Analisti i njohur Ilir Yzeiri i është bashkuar aksionit të aktivisteve për pastrimin e detit në Sarandë.

I ndodhur në Sarandë për pushime në fundjave, Yzeiri siç shihet dhe në foto i është bashkuar aktivistëve për të nxjerrë nga ujërat e detit jon goma e mbeturina të tjera.

“Falenderoj mikun tim, pedagogun dhe gazetarin Adriatik Lapaj per kushtimin qe me ka bere. Ai dhe grupi i tij kane vite qe merren me pastrimin e brigjeve te deteve tona ne vendet e banuara duke nxjerre goma dhe lloj-lloj ndotjesh te medha. E bejne kete pune falas. Keta jane shembulli i Shqiperise se bukur. Ju lumte!”, shkruan Yzeiri.