Andri Dhima drejtues i ri i Kadastrës, Kozeta Statha emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK

Andri Dhima do të jetë drejtuesi i ri i Kadastrës në Sarandë.

Emërimi i Andri Dhimës në këtë pozicion ka ardhur pas transferimit të drejtueses së deritanishme Kozeta Statha në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjensisë Kombëtare të Kadastrës.

Kozeta Statha është shquar për një performacë të shkëlqyer drejtimi edhe në kohën kur ishte drejtuese e Portit të Sarandës dhe më pas në Kadastrën e Sarandës.