Sarandë, 300 biznese të mbyllura si pasojë e pandemisë

Gjate vitit qe lamë pas në qytetin  e Sarandës qindra biznese mbyllën aktiviteti kjo si pasojë e pandemisë nga Covid 19 .

Të dhënat bëhen me dije nga Lorent Bineri drejtori i tatim taksave në Bashkinë e Sarandës.

“Viti që lamë pas, por edhe viti që ka nisur ka sjellë vështirësi të larta për bizneset në qytetin bregdetar. Edhe pse jemi në prag të çeljes së turizmit  ende nuk kemi pritshmëritë sa i përket të ardhurave të bizneseve.

Vetëm vitin që kaloi u çrregjistruan rreth 300 biznese si pasojë e mbylljes së tyre .Me qëllim lehtësimin e ekonomisë këshilli bashkiak miratoi uljen e minimizimin  e taksave, ndërsa nga ana jonë si zyrë për të gjitha ato biznese që vijojnë të jenë debitore është ofruar pagesa me këste.

Megjithatë mund të them se përtej vështirësive përgjatë këtij viti po investohet pasi shpresohet që edhe me vaksinimin e popullatës dhe hapjen e kufijve bizneset të rimëkëmben .Lëvizja ka filluar e turistëve kështu që sektori I hotelerisë dhe restorantëv është në fillim të rimëkëmbjes së humbjes së ekonomisë për gati një përiudhë I vjeçare.

Përsa I përket bizneseve të cilat u mbyllën gjatë vitit që lamë pas ato ishin kryesisht dyqane të vogla, qëndra interneti e shumë me pak ato të cilat kanë të bëjnë me turizimin.” tha Bineri.

Në qytetin e Sarandës janë të rregjistruar rreth 3650 biznese pranë zyrës së tatim –taksave pjesa dërrmuese e të cilave operojnë në sektorin turistik.