Manjola Cikuli i del në mbrojtje Vesel Koçiut në Sarandanews.com: Është i nderuar, donte ta njolloste Koçua
Kandidatja për deputete për Sarandën Manjola Cikuli ka reaguar me një koment të sajin në Sarandanews.com duke i dal në krah Vesel Koçiut që u emërua përkohësisht kryetar i degës së PD Sarandë.
Caktimi i Vesel Koçiu ka ngjallur një reagim mjaft të madh pasi ai është një personazh i dënuar për shpërdorim detyre për shkak të lejimit të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
Në komentin e saj Manjola Cikuli shkruan:
“Eshte nje njeri i nderuar te cilin qellimisht dhe per interesa personale Kocua & company donte ta njolloste.
Sot mbi ato legalizime te jashteligjshme qe ju i quanit si te tilla atehere keni dhe leje ndertimi per hotele me 4-5 kate”, shkruan në komentin e saj në Sarandanews.com Manjola Cikuli.