Plas në Greqi/ Qindra të rinj thyejnë karantinën dhe festojnë me birra, përleshen me policinë

Policia greke u përlesh me një grup njerëzish të martën në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë, të cilët ksihin dalë të dëfrejnë.

Mediat helene raportojnë se qindra të rinj grek ishin mbledhur në shesh dhe kishin hapur kanaçet e birrave për të festuar, duke injoruar totalisht masat ndaj Covid-19.

Policia i paralajmëroi tubuesit që të shpërndahen, por ata kanë refuzuar këtë thirrje.

Pas kësaj, policia u përlesh me masën e njerëzve që ishte në shesh.

Një festë e ngjashme ishte zhvilluar në qytetin e Volos, në Greqinë qendrore të hënën në mbrëmje, ku u nxorrën vetëm disa koktejle.

Kreu grek për mbrojtjen civile, Nikos Hardalias, tha se njerëzit kanë injoruar masat ndaj Covid-19 duke rrezikuar jetën e qytetarëve.