Koronavirusi dhe turizmi, Gurma: Deri tani mbi 13 mijë qytetarë në Sarandë të vaksinuar! Do ofrojmë më shumë siguri dhe cilësi
Në nisje të sezonit turistik, kreu i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma thotë se qyteti bregdetar është gati të mirëpresë turistët, duke premtuar më shumë siguri dhe cilësi këtë vit. Në një lidhje me Skype për “Report TV”, Gurma shprehet se janë vaksinuar deri më tani 13000 qytetare modis te cileve punonjes te turizmit portit shendetesise policise e te moshave mbi 50 vjec, ndërsa shton se kanë marrë edhe protokoll të COVID, që do të duhet ta zbatojnë për të frenuar përhapjen e COVID.
“Saranda këtë vit do të ofrojë më shumë siguri dhe cilësi. Kemi filluar përgatitjet për çeljen e sezonit. Në territorin e Bashkisë sonë janë vaksinuar të gjithë punonjësit e strukturave që ofrojnë turizëm. Objektivi është që sa më shumë të vaksinohen qytetarët, aq më e lehtë është mundësia e ndërprerjes së zinxhirit të infeksioneve. Situata është e qetë, urojmë që procesi në vazhdimësi i vaksinimit ta bëjë të mundur këtë. Kemi marrë një protokoll. Saranda ka patur fluks turistësh në fundjavë. Shpresojmë se me përmirësimin e kushteve të pandemisë, të kemi turistë sikurse kemi patur çdo vit dhe Saranda të jetë me një bum turistik”, tha ai.
Gurma shton se shëtitorja e re e Sarandës, i ka dhënë qasje tjetër ofertës turistike
“Vlerë turisti kanë dhënë edhe shëtitorja e re e Sarandës, uroj që punimet të mbyllen shumë shpejt. Është ngriture një grup pune për menaxhimin e sezonit turistik”, theksoi kreu i Bashkisë së Sarandës.