“Javët e Evropës” ndalen në Delvinë, Gamber me ambasadorin e Çekisë dhe Spanjës takohen me kryebashkiaken Majlinda Qilimi
Në kuadër të turit “Javët e Evropës” që po zhvillohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin ndalesa e radhës ishte në qytetin e Delvinës. Ky tur takimesh nisur nga Vermoshi dhe do vizitohen 23 bashki në të gjithë vendin, për tu përbyllur me Konispolin.
Zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvan Gamber (Sylvain Gambert) zhvilloi fillimisht një vizitë me kryetaren e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit.
“Java e Evropës në Delvinë. Mirepritëm sot në qytetin tonë përfaqësuesin e delegacionit Evropian Z.Gambert,
Ambasadorin e Republikës Çeke Z.Ludva si dhe Ambasadorin e Spanjës Z.Alonso për të festuar së bashku Javën e Evropës.
Jemi mirënjohës dhe e vlerësojmë shumë faktin që për herë të parë Delegacioi Evropian përfshiu bashkinë e Delvines në kalendarin e festimeve te Javës Evropiane.
Delvina ndodhet në skajin më jugor të Shqipërisë ,ndaj kjo festë përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm për komunitetin tonë se
“Integrimi dhe prespektiva evropiane është e rëndësishme për çdo komunitet sado i madh apo i vogel qoftë ai, në veri apo ne jug të Shqipërisë”
Komuniteti yne ka rëndësine dhe përgjegjësinë e vet në përshpejtimin e hapave drejt familjes së madhe evropiane,ku jemi të sigurt se do të aderojmë shumë shpejt!
Gëzuar Javën e Evropës!”, shkruan kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/