I dënuar për shpërdorim detyre, Vesel Koçiu: Faleminderit PD, bashkë do ngrihemi shumë lart

Vesel Koçiu ka falenderuar drejtuesit e degës së PD Sarandë si dhe deputetët Bujar Leskaj e Ina Zhupa që e emëruan si kryetar të degës së PD.

Caktimi i tij ka ngjallur mjaft reagime negative në media dhe pakënaqsi tek simpatizantët e PD pasi Koçiu njihet për skandalet e tij në periudhën kur drejtonte Ksamilin.

Ai është dënuar për shpërdorim detyre për lejimin e ndërtimeve pa leje dhe njeriu që e ka kallëzuar në prokurori është pikërisht Bujar Leskaj që sot e falenderon që e ka caktuar kryetar si njeri të “ndershëm”.

“Faleminderit  drejtuesve tè Partisè Demokratike pèr besimin dhe vleresimin e treguar ndaj meje duke mè komanduar si kryetar tè degès sè Partisè Demokratike Sarandè deri nè zgjedhjet qè do tè organizohen sipas statutit!

Falenderoj deputetet Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa pèr mbèshtetjen e tyre dhe tè gjithè anètarèt e degès sè PD-sè Sarandè!Do tè jem i pèrkushtuar pèr tè bashkuar rreth degès PD-sè vlerat ,kontribuesit dhe qèndrestaret ndèr vite!Sbashku me strukturat e tjera tè degès do tè ngrem nè nivelin e duhur aksionin opozitar nè shèrbim tè sè mirès sè pèrgjithèshme,nè shèrbim tè qytetarève!Sbashku do tè bejmè mè tè mirèn pèr tè patur njè rezultat zgjedhor  fitues nè pèrballjen mè tè afert me kundèrshtarèt politikè!Partia Demokratike Sarandè do tè jetè partia e vlerave!Faleminderit  tè gjithève!”, shkruan Koçiu. /Sarandanews.com/