“Darkë pune për Aeroportin e Vlorës”, Edi Rama e kalon mbrëmjen nën shoqërinë e Behgjet Pacollit
Kryeministri Edi Rama bëhet me dije se ndodhet mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i ekzekutivit është atje nën shoqërinë e biznesmenit Behgjet Pacolli.
“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. #VerëKallmet #AmbalazhimiVetë”, shkruan Rama dhe ndan foton e mëposhtme me Pacollin.
Kujtojmë se, politikani dhe biznesmeni i njohur kosovar ka fituar tenderin dhe ka firmosur marrëveshjen me Qeverinë Shqiptare për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Sipas Pacollit, ai ka dashur prej kohësh të investojë në Shqipëri, dhe për këtë projekt do të bëjë vlonjatët të ndihen krenarë.
Edhe Behgjet Pacolli ndan fotot me Ramën në Vlorë, dhe shkruan:
Me mikun tim te shtrenjte, KM Edi Ramen pas nje darke pune per kantierin e madh te Aeroportit te Vlores, projektimi i të cilit është duke avancuar. Qëllimi kryesor është të bëjmë një aeroport modern që do të shërbejë si një “HUB” ndërkombëtar(transoqeanik).
Në fund kisha kenaqesine e marrjes me vete te nje edicioni special te veres shqiptare “Kallmet”, etiketuar e ambalazhuar nga artisti Edi Rama.