Bashkia Sarandë njofton qytetarët: Do nisim spërkatjen stinore në qytet, kujdesuni për pronën vetiake
Sektori i gjelbërimit I Bashkisë Sarandë prej 25 deri 30 maj 2021 do të kryejë trajtimet kimike të stinës në
pemët dekorative ne qytet.
Fasha orare kur do të kryhen trajtimet, është duke filluar pas mesnatës deri në mëngjes në orën 05:00.
Trajtimet kimike kryhen me preparate të listës, të njohura nga BE.
Qytetarët vihen në dijeni, për t’u dhënë mundësinë dhe kohën që të marrin masa për të mos u dëmtuar pasuria e tyre.
BASHKIA SARANDË