Bashkia Sarandë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Agim Matos
Bashkia e Sarandës nga ndarë një profil e një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të personalitetit të njohur të qytetit Agim Matos.
“Pas një sëmundjeje të rëndë, më 10 maj 2021, u nda nga jeta Agim Mato, poet e krijues i dimensionit kombëtar, i përkthyer në italisht e greqisht. Agim Mato la pas dhjetëra vëllime në poezi dhe prozë.
Ai mbetet një nga emrat e përveçëm ndër njerëzit e botës së artit, medias dhe kulturës në Sarandë,
Ai ishte ndër sipërmarrësit e parë në fushën e botimeve me Shtëpinë Botuese “Milosao”, nismëtar për krijimin dhe drejtimin për disa vite të Klubit të Krijuesve “Jonianë” dhe themelues i televizioneve vendore “Tele Joni” e “Riviera”.
Personaliteti i tij plotësohej nga shqetësimi qytetar e kontributi komunitar për Sarandën, nga fryma krijuese e bashkëpunuese, nga përçimi i mesazheve të mëdha për ta bërë Sarandën një qytet europian, me profil të qartë turizmin. I veçantë është kontributi i Agim Matos në binjakëzimin e Sarandës me Riccione në Itali dhe në aplikimin e praktikave më të mira të fqinjëve tanë për informacionin dhe promocionin turistik.
Për të gjitha këto cilësi e kontribute, Agim Mato e kishte vendosur veten në elitën e intelektualëve të Sarandës.
Prej vitit 2014, mbante titullin “Mjeshtër i Madh”, shkruan bashkia Sarandë. /Sarandanews.com/