Autobuzi i BE do ndalojë në Delvinë e Sarandë, Soreca: Bashkohuni me ne

Në kuadër të Javës së Europës, BE ka organizuar një tur që nis nga Vermoshi e përfundon në Konispol.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka dhënë disa detaje për turin që do bëhet me autobuz që do ndalojë dhe në Delvinë, Sarandë e Konispol ku do organizohen disa evente.

“#EvropaËshtëKëtu ????!
Ne do të jemi në rrugë për tre javë, duke ndaluar çdo ditë në një bashki, shumica e tyre ku nuk kemi qenë kurrë. Ju do të dalloni autobusin tonë duke shëtitur përreth! #TeamEurope do t’ju arrijë atje ku jeni. Në qytetet dhe në fshatrat tuaja, në lugina dhe në male. Bashkohu me ne! Në tre javët e ardhshme, ne duam t’ju dëgjojmë dhe të lidhemi me ju, personalisht,” Ambasadori i BE-së Luigi Soreca. /Sarandanews.com/