Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil, 14- vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident me plagosjen e një 14-vjeçari ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë – Ksamil, në Berdenesh.

Një mjet bens ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal në rrugë, por jo thellë.
Për rrjedhojë është plagosur R. P. , 14 vjeç banor i Ksamilit.

14 vjecari është ka marrë fraktura në kokë  dhe për mjekim më të specializuar është transortuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.