Adrian Gurma e Blendi Klosi udhëtojnë në Kosovë për promovimin e turizmit

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka udhëtuar këtë të diel drejt Kosovës, ku arsyeja kryesore është promovimi i turizmit në Sarandë.

Gurma në këtë vizitë ka qenë së bashku me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi ku po qëndrojnë në qytetin e bukur të Prizërenit.

Ata janë takuar me Ruzhdi Kurtishajn, i cili është pronari i kompanisë turistike “Sharr Travel” e cila sjell një numër të madh turistësh nga Kosova në Sarandë dhe Ksamil.

“Në Prizren me miq të mirë?????”, shkruan Gurma në rrjetet sociale.

“Takim mes vëllezërish në qytetin historik të Prizrenit.
Sezon te mbarë turistik për të gjithë shqipet?????
#pushoshqip??”, nënvizon Ruzhdi Kurtishaj.

Dhe këtë sezon turistik pritet që pushuesit nga Kosova të zgjedhin Sarandën e Ksmailin si destinacionin e tyre të preferuar për të kaluar pushimet.

Kjo është vërejtur gjatë fundjavave ku në Sarandë e Ksamil ka pasur një fluks pushuesish nga Kosova. /Sarandanews.com/