“Pushimet bëjini në Shqipëri të ndihmoni turizmin”

Kryeministri Edi Rama theksoi se sektori i cili do e preket më shumë nga kriza e koronavirusit, do të jetë turizmi.

Rama tha se vetë shqiptarët duhet t’i vijnë në ndihmë turizmit duke i bërë pushimet brenda Shqipërisë.

“Mund të keni dhimbje që nuk do i bëni pushimet sic i keni planifikuar, por është koha për të zbuluar Shqipërinë. Duhet të pronotoni tani pushimet në Shqipëri!

Është koha të zbuloni Shqipërinë se keni kohë pa bërë pushime, Shiqëpria është shumë e bukur”, tha Rama.

Përsa i përket bizeneseve të mëdha, shumica e të cilave nuk ka mundësi të paguajë punonjësit, Rama ka një thirrje: Shisni jahtet që keni, shisni vilën e tretë osë vilën e katërt dhe paguani”.