VIDEO/ Gafa qesharake e kandidatit të Bashës për Vlorën, ja si ngatërrohet në numërim

Jo vetëm Lulzim Basha, por dhe kandidatët e caktuar prej tij kanë një të përbashkët, gafat e shumta dhe qesharake.

Një ndër to është kandidati i Bashës për qarkun e Vlorës, Arbi Agalliu.

Ky i fundit ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke u munduar të tregojë forcën e PD në Vlorë.

Megjithatë, ajo që ka rënë  më shumë në sy nga komentuesit në videon e Arbi Agalliut është gafa qesharake e tij, ku thekson se do numërojë mbrapsht deri në 3.

Por në vend të numërojë mbrapsht, Arbi Agalliu e nis numërin drejt. Për më shume ndiqni videon e më poshtme. /Sarandanews.com/