Vetëhelmimi i 48- vjeçarit në Delvinë, policia jep detajet

Një 48-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin Sarandës pasi konsumuar detergjent.

Sipas policisë shtetasi me iniciale  A.L banues në qytetin e Delvinës është paraqitur mesditën e sotme në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën  e duhur mjekësore.

Grupi I hetimit po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 01.04.2021, rreth orës 13:00, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Ll., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes