U akuzua nga 16-vjeçarja për përdhunim, Policia e Sarandës vë në pranga 31-vjeçarin

Policia e Sarandës njofton se mbremjen e se shtunes, rreth ores 21.00, nga sherbimet policore te Sarandes u be kapja dhe ndalimi i shtetasit, me inicialet E. S, 31 vjec, lindur ne Berat dhe banor i lagjes nr.3 ne qytetin e Sarandes, i shpallur ne kerkim policor pak dite me pare.

Ndalimi i ketij shtetasi u bë pas kallëzimit të bëre nga 16 vjecarja me inicialet D.B, banore e lagjes nr.1 po ne Sarande, se ky shtetas ka kryer mardhënie seksuale kundër dëshires se saj Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Sarande per veprime te metejshme”, thuhet në njoftimin e Komisariatit të Policisë Sarandë.