Sarandë, kandidati Bindjes Demokratike: Lini mënjanë mashtrimet e dy forcave tradicionale politike
Kandidati i Bindjes Demokratike për qarkun Vlorë Ardian Kollozi pasi përcolli sot urimin per festen e Pashkëve Katolike vlerësoi faktin se Bindja Demorkatike do të jetë në zgjedhet e 25 prillit forca që do të bëjë ndryshimin dhe forcë përcaktuese në qeverisje.
Ai i ftoi sarandiotet, delvinjotet dhe gjithë votuesit e këtij rajoni të lënë mënjanë mashtrimet e dy forcvave tradicionale politike duke u bërë pjesë e Bindjes Demokratike si përfaqësuese e vërtetë e vlerave të tyre.