VIDEO/ Butrinti nuk fal as në derbi, fiton kundër Delvinës

Butrinti ka bërë një paraqitje spektakolare në derbin e sotëm në Sarandë kundër skuadrës së Delvinës.

Një tre pikësh i artë për Butrintin që vijon ecurinë fantastike në kampionat për të vijuar ngjitjen në kategorinë e Parë.

Sarandiotët fituan me rezultatin e pastër 2-0, fal golave të shënuar nga ana e Miranit dhe Mario Gurmës.

Me këtë fitore Butrinti ruan vendin e parë me 46 pikë të grumbulluara.

Takimi i radhës do jetë në transfertë kundër Devollit. /Sarandanews.com/