Sarandë dhe Delvinë, ja shifrat e të vaksinuarve me Sinovac

Proçesi i vaksinimit në Sarandë dhe Delvinë me Sinovac vijon çdo ditë, ku nga dita në ditë numri i të vaksinuar rritet.

Deri tani janë  vaksinuar rreth 2549 qytetarë.

Në NJVKSH Sarandë, numri i të vaksinuarve për ditën e djeshme ishte 461, duke e çuar numrin total të deritanishëm në 1749.

Ndërkohë që në NJVKSH Delvinë, dje u vaksinuan 180 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 800 qytetarë të vaksinuar.