Rama në Mursi: Ka ardhur ora e fshatarëve

Kryeministri Edi Rama, ka ndjekur nga afër punimet në Mursi të Konispolit.

Kryeministri u shpreh se tani janë bërë 183 pika grumbullimi dhe i jep mundësinë fermerëve që to mos i hedhin prodhimet rrugëve.

“Po e realizon ëndrrën e vjetër të komandantit tënd të parë që ishte t’i qepemi maleve dhe kodrave t’i bëjmë kodra bujqësore”, tha kryeministri.

Një nga fermerët tregoi se janë rreth 1 mijë hektarë dhe prodhojnë rreth 40 mijë ton mandarina.

Bujqësia nuk zhvillohet vetëm duke i dhënë ndihma fermerëve, por duke hapur kanale kullues, nëpërmjet situatës së uljes së kostos.

Fermeri: Ka ardhur ora e fshatarëve tani, me këtë qeverisje dhe kryeministrin Edi Rama erdhi ora. 

Rama: Ka ardhur, sepse ju ka ardhur katundari më i gjatë dhe ju mbështet.