Ina Zhupa tek memoriali i viktimave dhe të burgosurve të komunizmit në Mursi: Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm

Kandidatja e PD për Sarandën Ina Zhupa, ka vizituar memorialin e viktimave dhe të burgosurve politik në Mursi.

“Te memoriali i viktimave dhe të burgosurve të komunizmit në Mursi bashkë me Kozma Goron, përfaqësues i të pëndjekurve politik.

Fshati Mursi i Sarandës është nga më të goditurit e sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist, njihet si fshati me “1200 vite burg” nga komunistët.

Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura.

Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj jemi angazhuar për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare!

25 prilli është ndarja përfundimtare nga e shkuara, për një të ardhme europiane!”, shprehet Zhupa. /Sarandanews.com/