VIDEO/ Fadromat hedhin në tokë disa lokale në plazhin e Lukovës

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Territorit ka vijuar sot në plazhin piktoresk të Lukovës.

Mjetet e rënda të IKMT-së kanë hedhur në tokë disa lokale, një pjesë e të cilave të ndërtuara me materiale drusore, buzë detit.

Një pjesë e këtyre lokaleve që kanë ekzistuar më herët, janë dhënë me qira për përdorim sezonal nga Bashkia dhe ofronin shërbime për pushuesit si bar dhe restorant, por edhe administronin shezlonet.

Ndërsa edhe këtu, si në shumë fshatra bregdetare, banorët e Lukovës pretendojnë tokën buzë detit.